Qepët e reja eliminojnë probleme të ndryshme shëndetësore

Shëndetësia

Qepët e reja eliminojnë probleme të ndryshme shëndetësore

Më: 28 prill 2019 Në ora: 17:56
Foto ilustruese

Qepët e reja janë të pasura me vitamina dhe me minerale, si dhe janë shumë ushqyese. Kjo perime e pranverës ndikon pozitivisht në organizëm dhe në trup në përgjithësi.

Duke marrë parasysh faktin se qepët e reja janë përplot vitaminë C dhe K, konsumimi i tyre forcon dhe mbron eshtrat, ndërsa ndihmon edhe te sëmundjet e ndryshme.

Falë veprime antiinflamatore, ato ndihmojnë në luftën kundër kërpudhave, stresit dhe lodhjes. Përveç kësaj, janë të shkëlqyeshme edhe për uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe ndihmojnë që të tejkaloni problemet me ftohjen. Por nuk janë vetëm këto të mirat e konsumimit të qepëve të reja.

Shëron inflamacionin e fytit

Preni pjesën e gjelbër të kësaj bime në copëza të vogla, shtoni xhenxhefil të imtësuar si dhe pakëz kripë. Të gjitha këto së bashku vendosni në një leckë dhe i ngrohni. Mbështilleni edhe një leckë ose peshqir tjetër, vendoseni në fyt dhe shumë shpejt do ta shihni se fyti juaj do të çlirohet.

Zvogëlon ënjtjen në këmbë

Pjesën e gjelbër të qepës së re ziejeni për disa minuta. Copëtojeni mirë në mikser dhe nëse është e nevojshme i shtoni pakëz ujë derisa të fitoni një pastë me të cilën ju do të lyeni këmbët e ënjtura. Kjo do të bëjë që tensioni të largohet shumë shpejt.

Çliron hundët e mbyllura

Shtypeni një pjesë të gjelbër të qepës së re dhe me lëngun e fituar lageni një leckë. Pastaj vendoseni në hundë ose në pjesën e sinuseve dhe do ta shihni se si hundët çlirohen shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat