Pesë faktorët kryesorë që shkurtojnë jetën tonë

Shëndetësia

Pesë faktorët kryesorë që shkurtojnë jetën tonë

Më: 1 maj 2019 Në ora: 23:23
Ilustrim

Statistikat janë të papërmbajtshme: “Trashja është shkaku kryesor i vdekjes në një botë që mund të parandalohet”.

Në “listën e lartë të 5 faktorëve që shkurtojnë jetën tonë” janë trashja, diabeti, pirja e duhanit, tensioni i lartë i gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit të keq.

Bazuar në të dhënat e analizuara, hulumtuesit pohojnë se sëmundjet e lartpërmendura ose “zakonet e këqija” më së shumti shkurtojnë  jetëgjatësinë mesatare të amerikanëve, transmeton KosovaPress.

Glen Taxler, hulumtues në klinikën e Klivlendit, paralajmëron njerëzit në gjithë botë se si dieta dhe stili i jetës shtojnë rrezikun e vdekjes të njerëzve të zakonshëm.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se sa e rëndësishme është që për jetëgjatësinë të llogaritim se si kemi zakone të shëndetshme, duke kontrolluar peshën e trupit, diabetin dhe ushqimin e shëndetshëm.

Trashësia për 47 për qind shkurton jetën më shumë se sa pritja e duhanit.

Rezultatet preliminare të analizës u prezantuan në takimin vjetor të “Shoqërisë Amerikane për Mjekësi të Brendshme të Përgjithshme” në Uashington.

Megjithëse “vdekja nuk mund të shmanget”, faktet thonë se rreziku i vdekjes së parakohshme mund të zvogëlohet:

-duke ruajtur peshën e shëndetshme të trupit

-kontrollin dhe mbajtjen e niveleve të sheqerit në gjak në nivelet e kërkuara

-duke shmangur pirjen e duhanit

-duke mbajtur parasysh mirëmbajtjen e rregullt të presionit të gjakut

-duke marrë parasysh nivelin e kolesterolit

-angazhimi në aktivitete fizike

-duke zgjedhur ushqime të shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat