Një çokollatë në ditë, ja përse rekomandohet

Shëndetësia

Një çokollatë në ditë, ja përse rekomandohet

Më: 4 maj 2019 Në ora: 11:29
Ilustrim

Hulumtimi më i ri sugjeron se të ngrënit  një çokollate në ditë mund të përmirësojë aftësinë njohëse.

Shkencëtarët nga Universiteti i L’Aquila në Itali zbuluan se futja e rregullt në baza ditore e kakaos dhe çokollatës në vaktet ushqimore mund të jepte efekt pozitiv në funksionimin konjitiv.

Pas analizimit të njerëzve të moshuar gjatë disa muajve, shkencëtarët zbuluan se ata që konsumonin çokollatë më shumë kishin më pak probleme me kujtesën.

Me sa duket, e gjithë kjo i kontribuohet flanavolit të kakaos, një përbërje e çokollatës së zezë, e cila gjithashtu gjendet edhe tek molla, dardha dhe rrushi. “Kjo është përgjithësisht e lidhur me vlerën kalorike të çokollatës, disa përbërës kimikë të brendshëm të bimës së kakaos si kafeina dhe teobromina, si dhe një shumëllojshmëria e aditivëve që i shtojnë çokollatës, siç janë sheqeri apo qumështi”, pohoi studimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat