Ju duhet më shumë hekur, nëse ndiheni të lodhur çdo ditë. Ja se cilat ushqime duhet të konsumoni

Shëndetësia

Ju duhet më shumë hekur, nëse ndiheni të lodhur çdo ditë. Ja se cilat ushqime duhet të konsumoni

Më: 4 maj 2019 Në ora: 16:51
Ilustrim

Lodhja është pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, por në disa raste ajo është drobitëse, e vazhdueshme dhe pengon kryerjen e aktiviteteve të ditës.

Ekspertët e AgroWeb thonë se njerëzit që ndihen të lodhur vazhdimisht dhe çdo ditë duhet të kryejnë analizat sepse mund të kenë nivele të ulëta të hekurit.

Mungesa e Hekurit dhe Lodhja

Lodhja është një nga simptomat më të forta të mungesës së hekurit.

Ajo ndodh sepse trupi ka nevojë për hekur që të prodhojë hemoglobinën tek rruazat e kuqe të gjakut.

Hemoglobina transporton oksigjenin dhe kur qelizat nuk marrin mjaftueshëm prej tij, njeriu përjeton lodhje, dobësi, letargji dhe përgjumje të vazhdueshme.

Suplementët e Hekurit

Njerëzit që kanë mungesa të këtij minerali të rëndësishëm mund të kujdesen për ushqimin dhe me këshillën e mjekut të marrin suplementë të hekurit.

Suplementët mund të merren vetëm me këshillën e mjekut sepse përdorimi i pakontrolluar i tyre mund të ketë efekte negative.

Në shumë raste, përdorimi i këtyre suplementëve shkakton të përziera, konstipacion dhe dhimbje stomaku.

Ushqimet më të pasura me hekur

Barishtet

Barishtet, lakrat e egra dhe spinaqi janë burime të mira bimore të hekurit.

Ato mund të gatuhen në mënyra të ndryshme dhe të konsumohen rregullisht.

Peshku, Karkalecat dhe Gocat e Detit

Toni, sardelet, skumbria janë burime të mira të hekurit.

Peshku duhet konsumuar të paktën një herë në javë.

Vezët

Vezët janë të pasura me hekur dhe shumë të shëndetshme për mëngjes.

AgroWeb.org ju sugjeron të mos i shoqëroni me kafe ose çaj, sepse pengojnë përthithjen e hekurit.

Arrorët dhe Frutat e Thata

Shqemet, fistikët, rrushtë e thatë, kumbullat dhe pjeshkët e  thata janë burime të shkëlqyera të hekurit.

Ato mund t’i kombinoni në sallata të ndryshme ose të hani çdo ditë nga një prej tyre.

Frutat

Shalqini është një frut shumë freskues për ditët e nxehta të verës.

Mjafton një fetë shalqini për të marrë prej saj 0.69 mg hekur.

Pesë fiq të freskët kanë 1 mg hekur ndërsa bananja dhe molla ofrojnë 0.36 mg dhe 0.5 mg hekur respektivisht.

Çokollata

Çokollata e zezë është e shijshme dhe një ëmbëlsirë ngushëlluese për shpirtin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një sasi prej 100 gramësh çokollatë të zezë ofron 7 mg hekur.

Mishi i Viçit

Në 200 gramë mish viçi do të merrni 3.2 gramë hekur.

Burrat kanë nevojë për 8 mg hekur në ditë.

Gratë deri në moshën 50 vjeçare kanë nevojë për 18 mg hekur në ditë.

Shpendët

Mishi i shpendëve (gjelit, rosës, pulës) është gjithashtu një burim i mirë i hekurit.

Në 100 gramë mish rose apo pule do të merrni 2.3 mg hekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat