Mos neglizhoni nishanet; Dermatologët: Melanoma është vdekjeprurëse

Shëndetësia

Mos neglizhoni nishanet; Dermatologët: Melanoma është vdekjeprurëse

Më: 6 maj 2019 Në ora: 15:40
Foto

Nëse keni nishane ose lezion në lëkuren tuaj duhet ti kontrolloni sa më shpesh  nëse pësojnë ndryshime. Kjo është simptoma e parë që duhet t’ju drejtojë menjëherë tek mjeku dermatolog, pasi  kanceri i lëkurës po rritet shpejt  në popullatë  dhe tanimë nuk prek vetëm moshat e treta por edhe moshat e reja.

Vetëm gjatë vitit të kaluara janë trajtuar 25 raste me melanomë ne QSUT, ndërkohë që numri mund të jetë edhe me i madh pasi shumë pacientë i drejtohen edhe spitaleve private.

“25 është një shifër e konsiderueshme dhe duhet të bëjmë kujdes”, tha dermatologia Monika Fida.

Përveç se mund ta kemi të  trashëguar kancerin e lëkurës  ka dhe shumë faktorë të jashtëm, që e shkaktojnë. Solarët që përdoren nga të rinjtë për një ngjyrë të bukur të lëkurës më parë se të filloje plazhi mund të jetë një shkak për melanome , apo siç njihet ndryshe kanceri i cekurës. Ndaj mjekët dermatologe kërkojnë e mbrojtje të lëkurës  para se të ekspozoheni në  diell.

Ndonëse është vdekjeprurëse, melanoma nëse  diagnostikohet në kohë  atëherë trajtohet dhe pacienti nuk rikson jetën.

Rastet kur duhet të tregoni kujdes

Formë asimetrike

Ndryshime në ngjyrë & përmasa

Diametër më të madh se 6mm

Gjakosje ose kruajtje

Histori familjare me Melanomë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat