Cilat fruta duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti? - Bota Sot
Cilat fruta duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti?

Shëndetësia

Cilat fruta duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti?

Më: 13 maj 2019 Në ora: 08:26
Ilustrim

“Nuk ha kurrë fruta sepse kanë shumë sheqer” E dëgjon shpesh këtë frazë nga njerëzit. Edhe pse frutat përmbajnë sheqerna natyrale, ato janë të pasura edhe me vitamina, minerale dhe fibra, që i sigurojnë trupit një sërë përfitimesh shëndetësore. Për më tepër, jo të gjitha frutat kanë të njëjtën përmbajtje në sheqer: disa kanë më shumë sheqer, disa të tjerë kanë më shumë fibra, që ulin indeksin glicemikë (ndikimi i sheqerit në nivelet e glukozës në gjak). Kështu frutat janë më të mira se ushqimet e përpunuara ose ëmbëltuesit artificialë. Nëse vuani nga diabeti, ja cilat janë frutat që duhet t’i bëni pjesë të dietës.

Frutat që duhet t’i hani më shpesh:

Frutat e pyllit: Të gjitha llojet e frutave të pyllit kanë indeks të ulët glicemik, që do të thotë se kanë më pak ndikim në nivelet e sheqerit në gjak se çdo lloj fruti tjetër. Frutat e pyllit janë të pasur gjithashtu në vitamina dhe antioksidues. Shtoni fruta pylli në kos, bollgur ose përgatisni një lëng duke i përzier me fruta të tjerë.

Frutat qitro

Frutat si grejpfruti ose portokalli janë të pasur në fibra, që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak. Ata janë të pasur gjithashtu në vitaminë C, që ndihmon për forcimin e sistemit imunitar.

Dardha: Një dardhë e masës mesatare siguron 6 gramë fibra – rreth 24% të sasisë së rekomanduar për gratë nën 50 vjeç.

Molla: Molla gjithashtu është e pasur në fibra dhe proteina. Ky frut njihet edhe për shumimin e bakterit të mirë në zorrë.

Frutat me bërthamë – Frutat si nektarina, kumbullat dhe pjeshkat kanë zakonisht indeks më të ulët glicemikë kur konsumohen të freskëta. Përpiquni të kufizoni versionet e thara.

Rrushi: Shumë njerëz mendojnë se duhet të shmangin rrushin sepse përmban shumë sheqer. Në fakt rrushi është një burim i mirë i fibrave dhe vitaminës B6.

Frutat që duhet t’i hani jo shumë shpesh

Siç mund të shihni në listën e mësipërme, ka një sërë frutash që mund të konsumoni pa u shqetësuar për nivelet e sheqerit. Ka gjithashtu edhe disa fruta të tjerë që mund të keni indeks të lartë glicemikë, megjithatë sërish përmbajnë një sërë lëndësh ushqyese të rëndësishme për trupin. Disa nga këto fruta janë:

·         Banania

·         Ananasi

·         Mango

·         Frutat e thara

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...