Pija që ju ndihmon të digjni më shpejtë kaloritë - Bota Sot
Pija që ju ndihmon të digjni më shpejtë kaloritë

Shëndetësia

Pija që ju ndihmon të digjni më shpejtë kaloritë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 15:47
Ilustrim

Të pirit xhin tonik, ndihmon për të djegur më shpejtë kaloritë, ndonëse mund të duket e pabesueshme, duke qenë se po flasim për një pije alkoolike.

Por sipas shkencëtarëve, efektet e xhinit janë shumë të mira për metabolizmin tonë, por natyrisht duhet përdorur në sasi të moderuar.

Studiuesit kanë zbuluar së fundmi disa prova befasuese se si kjo pije alkoolike garanton një sërë dobish për trupin tonë. Eksperimenti u krye tek minjtë, ku gjysmës prej tyre iu dha ujë dhe gjysmës xhin. Kështu studiuesit analizuan se sa sa kalori digjte secili grup.

Kështu rezultoi se minjtë që kishin pirë xhin, digjnin 17% më shumë kalori, në raport me ata që kishin pirë ujë.

Gjithçka pasi kjo pije stimulon metabolizmin, ndërkohë që mëlçia përpunon alkoolin.

Po ashtu një sasi e moderuar xhini, parandalon infeksionet, lufton sëmundjet kardiake, parandalon sëmundjet në veshka dhe mëlçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...