Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se sot rreth orës 12:05, në Klinikën Infektive në SHSKUK, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me iniciale M. L., i lindur në vitin 1955.
"I paraburgosuri, nga data, 31.12.2018 ishte i hospitalizuar në Kliniken Infektive të SHSKUK-së dhe po vuante nga një sëmundje e rëndë”, thuhet në deklaratë.
I ndjeri akuzohej për veprën penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.
Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.