Shkencëtarët: Njerëzit duhet të fillojnë të hanë insekte që tani, për të mbijetuar më vonë

Shëndetësia

Shkencëtarët: Njerëzit duhet të fillojnë të hanë insekte që tani, për të mbijetuar më vonë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Për t’u përballë me mungesën e ushqimeve dhe ndikimet e pafavorshme të kultivimit të bagëtisë, shkencëtarët po kthehen në një formë më pak të përdorur për përmbushje ditore: insektet.

Studiuesit në Universitetin e Queensland janë duke eksploruar përdorimin e krimbave, karkalecave dhe insekteve të tjera për të zhvilluar një sërë specialitetesh në ushqim, transmeton lajmi.net.

“Një botë e mbipopulluar do të ketë vështirësi për të gjetur proteina të mjaftueshme”, tha Prof. Dr. Louwrens Hoffman, profesor i shkencave të mishit të Universitetit të Queensland, duke konsistuar në insektet si “plani B” i marrjes së proteinave.

Studiuesit thonë se ndërsa ata janë shumë të sigurt se njerëzit nuk do të hanë ushqime të bëra ekskluzivisht nga insektet, ata kanë filluar të përpiqen dhe të inkorporonjë insektet në produkte të caktuara ushqimore si në suplimente të protienave.

Ndër ushqimet e fundit janë akullorja nga insektet dhe produkte të caktuara të pulave të bëra nga mizat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat