Nespullat, ilaçi natyral që vjen bashkë me pranverën

Shëndetësia

Nespullat, ilaçi natyral që vjen bashkë me pranverën

Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:00
Ilustrim

Mes frutave të para që vijnë bashkë me pranverën në muajin maj, janë edhe nespullat.

Përveçse të shijshme, nespullat janë të pasura me një sërë dobish për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit. Janë të pasura me ujë, kanë vitamina A, C, si dhe kripëra minerale.

Në sajë të vetive që kanë këshillohen për gjithë ata që kanë probleme me veshkat, si gur në veshka apo insufiçencë. Po ashtu këshillohen për mëlçinë pasi lehtësojnë nxjerrjen e toksinave, si dhe në sajë të përmbajtjes së antioksidantëve, luajnë rol kyç në luftimin e radikaleve të lira.

Ndërkohë, kur nespullat nuk janë të pjekura mirë, këshillohen për rregullimin e funksioneve tretëse, në mënyrë të veçantë kundër diarresë, ndërsa ato të pjekura këshillohen për vetitë laksative.

Konsumi i tyre këshillohet edhe për uljen e temperaturës së lartë.

Ndër të tjera nespullat ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll kolesterolin në gjak, dhe janë shumë të mira kundër hemorroideve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat