Suplementet më të mira për ta forcuar trurin

Shëndetësia

Suplementet më të mira për ta forcuar trurin

Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Plakja është pjesë e pashmangshme e jetës, ndërkaq suplemente dhe metoda të caktuara mund t’ju ndihmojnë ta ngadalësoni dobësimin e aftësive kognitive dhe t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë.

Suplementet besohet ta ndihmojnë shëndetin kognitiv duke e rritur qarkullimin e gjakut në tru dhe duke i përmirësuar funksionet e trurit, memorien dhe mprehtësinë, transmeton Telegrafi.

Këto suplemente gjithashtu e forcojnë trurin dhe e zvogëlojnë rrezikun e demencës dhe sëmundjes së alzheimerit.

Vitaminat B

Në një studim shkencor, personat mbi moshën 70 vjeçare kishin konsumuar vitamina B.

Pacientët më parë kishin vuajtur nga dëme të lehta kognitive dhe shkencëtarët kishin zbuluar se ata pacientë të cilët kishin përdorur një kombinim të vitaminave B – acid folik dhe vitaminë B12 – kishin pasur dobësim më të ngadaltë të aftësive kognitive.

Është e këshillueshme që të mos mbështetni vetëm në ushqimin që e hani për t’i marrë këto vitamina, por edhe t’i merrni në formë të suplementetit.

Kurkumi

Ky përbërës gjendet në shafran, andaj edhe ka ngjyrë të artë. Kurkumiju furnizon me një sërë vetish antipezmatuese dhe me antioksidantë. Disa hulumtime kanë zbuluar se është shumë fitimprurës për mendimin dhe memorien.

Vaji i peshkut

Suplementet e vajit të peshkut i përmbajnë dy lloje të acideve yndyrore omega-3, të cilat ndërlidhen me shumë përfitime shëndetësore, në mesin e tyre edhe ndihmojnë në ngadalësimin e dobësimit të funksionit të trurit.

Kafeina

Ky simulant natyral jo vetëm se gjendet në kafe, por edhe në çaj dhe çokollatë të zezë. Kafeina funksionon duke e stimuluar trurin dhe sistemin nervor qendror, rrjedhimisht duke ju bërë më të vëmendshëm, më energjik dhe jua përmirëson funksionin e përgjithshëm të trurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat