Sasia e dritës së diellit që duhet marrë për shmangien e mungesës së vitaminës D

Shëndetësia

Sasia e dritës së diellit që duhet marrë për shmangien e mungesës së vitaminës D

Më: 26 maj 2019 Në ora: 23:40
Ilustrim

Rreziku i mungesës së vitaminës D mund të ulet duke kaluar më shumë kohë jashtë dhe duke shtuar më shumë ushqime të pasura me këtë lloj vitamine në dietën tuaj.

Vitamina D është vendimtare për trupin, pasi ndihmon për të mbajtur kockat, dhëmbët dhe muskujt tuaj të shëndetshëm.  Mungesa e saj mund të çojë edhe në deformime kockore, rakit ose osteomalacia.

Ju mund të ulni rrezikun e mungesës së vitaminës D duke kaluar kohë jashtë në dritën e diellit direkt. Ekspozimi i lëkurës suaj në rrezet ultravjollcë është mënyra më e natyrshme për të shtuar vitaminë D, sipas mjekes së përgjithshëm në NHS, Sarah Jarvis.

Koha më e mirë për një gjë të tillë është periudha ndërmjet prillit dhe shtatorit, nga ora 11 pasdite e deri në ora 15.00 pasdite, transmeton KosovaPress.

"Absorbimi i vitaminës D mund të ndodhë shumë shpejt, veçanërisht në verë. Ju nuk keni nevojë për të  djegur lëkurën tuaj për të marrë vitaminë D. Sa vitaminë D prodhohet nga rrezet e diellit, kjo varet nga moti, vendi ku jetoni dhe ngjyra e lëkurës suaj. Sa më shumë lëkurë të ekspozoni në diell, aq më shumë prodhohet vitamina D," tha Jarvis.

“Gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit, të gjithë duhet të synojnë të hanë më shumë ushqime të pasura me vitaminë D, pasi boshti i Tokës redukton orët e ditës, duke bërë më të vështirë që trupi të absorbojë rreze ultraviolete për prodhimin e vitaminës D”, shton ajo.

Disa nga ushqimet më të mira për të shmangur një mungesë të vitaminës D përfshijnë peshk me vaj, mish të kuq, vezë. Të rriturit duhet gjithashtu të marrin një shtesë prej 10mcg vitaminë D nga fundi i shtatorit deri në fillim të prillit.

Ju mund të jeni në rrezik për një mangësi të vitaminës D nëse shpesh ndiheni të lodhur ose të rraskapitur.

Simptoma të tjera të zakonshme të mungesës së kësaj vitamine përfshijnë zhvillimin e dhimbjeve, duke pasur një kokë të djersitur dhe duke pasur vështirësi për të fjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat