Ajri i detit, sjell përparësi në luftën kundër kancerit - Bota Sot
Ajri i detit, sjell përparësi në luftën kundër kancerit

Shëndetësia

Ajri i detit, sjell përparësi në luftën kundër kancerit

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 17:04
Ilustrim

Një ndihmë e madhe vjen nga frymëmarrja e erws së detit për të luftuar kancerin. Kjo u konfirmua nga një studim i veçantë universitar.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për benefitet e ajrit të detit. Një erë e bukur e detit është diçka që mund të japë lehtësim si pak të tjerë. Sidomos kur ne nuk jemi mësuar me të dhe kur vëmë re erën e mrekullueshme detare pas muajsh apo vitesh.

Tani vjen lajmi se ajri i detit do të ishte shumë i dobishëm për të parandaluar sëmundje serioze si kolesteroli i lartë dhe madje edhe kanceri.

Universiteti Ghent dhe Instituti për Detin (VLIZ) e deklarojnë këtë, të cilët kanë zhvilluar një studim, i cili konsiston në praktikën e shkumës që vjen nga valët e detit.

Brenda kësaj shkume ekzistojnë bakteret dhe algat beninje, me vetitë e shumta. Ekzaminuar në laborator, këto mikroorganizma kanë provuar të jenë veçanërisht të dobishme në kundërveprimin e efekteve të dëmshme, duke treguar se ato posedojnë efekte anti-kancer.

Kjo është për shkak se një gjen i veçantë i frenon ato, i cili, në kushte të tjera, do t’i favorizonte sëmundjet e përshkruara më sipër. Tani qëllimi është të përsoset studimi detar në mjedisin klinik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...