Mjekët rusë ia heqin një dhëmballë nga testikujt djaloshit 13-vjeçar

Shëndetësia

Mjekët rusë ia heqin një dhëmballë nga testikujt djaloshit 13-vjeçar

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Mjekët në Rusi ia kanë hequr një dhëmballë nga testikujt një adoleshenti 13-vjeçar. Në fotografitë e publikuara shihet dhëmballa e mbuluar me gjak, e cila u nxor nga mjekët e spitalit të fëmijëve “Morozov”.

Djaloshit i mungonte një dhëmballë në gojë, por një e tillë kishte nisur t’i formohej në mënyrë të pabesueshme në testikuj.

Mjekët thanë se operacioni i rrallë ishte i suksesshëm dhe besojnë se djali do të ketë shëndet të mirë riprodhues kur të rritet.

Shkaktari i kësaj gjendjeje të rrallë ishte një tumor teratoid që e kishte origjinën para lindjes së djaloshit për shkak të një devijimi të zhvillimit të qelizave.

Në deklaratën e spitalit thuhet se problemi i djaloshit është shkaktuar nga një proces gjenetik në periudhën para lindjes.

Image

 

Në bazë të fotografimeve mjekësore, në testikujt e djaloshit dukej se ndodhej një gur i veshkave. Prandaj, mjekët vendosën ta bëjnë operacion djalin sa më shpejt që ishte e mundur.

Pas operacionit u zbulua se në testikuj ndodhej një dhëmballë që djalit i mungonte në gojë, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat