A duhet të jenë rutinore skanimet për kancer të prostatës?

Shëndetësia

A duhet të jenë rutinore skanimet për kancer të prostatës?

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 18:58
ilustrim

Qindra burra në Mbretërinë e Bashkuar janë duke testuar një skanim të ri për kancerin e prostatës, për të parë nëse duhet të ofrohet në mënyrë rutinore nëpër spitale.

Testi është një skanim MRI jo invaziv që merr imazhe të brendësisë së trupit për të kontrolluar për ndonjë rritje jonormale.

Shkencëtarët që drejtojnë testimet klinike thonë se duhen disa vjet që të kuptohet saktësisht nëse skanimet MRI do të jenë më të mira se sa analizat e gjakut në dispozicion dhe biopsitë në zbulimin e kancerit.

NHS England tha se do të shqyrtojë këtë zhvillim “potencialisht emocionues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat