Çfarë duhet të dini rreth thinjave

Shëndetësia

Çfarë duhet të dini rreth thinjave

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Dalja e thinjave nuk do të thotë që ne po plakemi. Ato fillojnë të dalin kur folikulat e rrënjëve nuk prodhojnë më melaninë, pigmentin që u jep ngjyrë flokëve.

Kjo gjë ndodh zakonisht në të 30-at, por nuk do të thotë që një 20-vjeçare mund të mos ketë thinja. Përveç melaninës ka faktorë të tjerë që nxitin daljen e thinjave.

Një problem shëndetësor

Tiroidet – mund të ndikojnë në shfaqjen e thinjave. Edhe sëmundje të tjera që kanë të bëjnë me rënien e imunitetit, ndikojnë te flokët.

Mungesë vitaminash – Mungesa e vitaminave, kryesisht e B12. Këtu theksojmë dietat drastike, si për shembull ata që vendosin të ndjekin një dietë vegjetariane apo vegane. Ata duhet të përdorin si suplement B12, sepse rrezikon aneminë.

Stresi – nëse shikoni thinja në të 20-at nuk është normale. Vetëm nëse edhe prindërit janë thinjur pothuaj në këtë moshë, një nga arsyet mund të jetë stresi dhe stili i jetës.

Duhanpirja – nëse je duhanpirës i rregullt me shumë mundësi thinjat i ke parë që në të 20-at. Ndoshta nuk shikoni thinja në skalp, por ja që shenjat në këtë rast shfaqen në folikula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat