Të hënën fillon ‘Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi’

Shëndetësia

Të hënën fillon ‘Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi’

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:57
Ilustrim

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Kosovës dhe Turqisë, të hënën fillon Java e Shëndetësisë ‘Kosovë-Turqi 2019’.

Hapja e këtij bashkëpunimi tashmë tradicional midis dy shteteve do të bëhet të hënën  ku të pranishëm pritet të jenë ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, krerët e SHSKUK-së, ekspertë të fushave të mjekësisë nga Turqia si dhe kolegët e tyre nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Gjatë Javës së Shëndetësisë Kosovë-Turqi  që do të zgjasë prej 17-23 qershor ekspertë të fushave të ndryshme të mjekësisë nga Turqia, në bashkëpunim, me mjekët nga Kosova do të kryejnë intervenime mjekësore në institucionet që janë pjesë e SHSKUK-së, ndërsa në mesjavë, për vizitë në Kosovë do të qëndrojë edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë,  Emine Alp Meşe me ç’rast dy ministritë respective të Shëndetësisë do të nënshkruajnë Planin e Veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat