Kush mund të dhurojë gjak e kush jo?

Shëndetësia

Kush mund të dhurojë gjak e kush jo?

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 08:05
Ilustrim

Shumica e njerëzve mund të dhurojnë gjak nëse kanë shëndet të mirë.

Megjithatë, ka disa kërkesa bazike të cilat duhet t’i përmbushni në mënyrë që të bëheni dhurues i gjakut.

Mosha
Duhet të jeni mes moshës 18 dhe 65 vjet. Në disa shtete edhe 16-17 vjeçarët lejohen të dhurojnë gjak nëse i përmbushin kriteret fizike dhe hematologjike.

Pesha
Duhet të peshoni të paktën 50 kilogramë.

Gjendja shëndetësore
Ju duhet të jeni në shëndet të mirë në momentin kur jeni duke dhuruar gjak.

Nuk guxoni të dhuroni gjak nëse jeni të sëmurë me grip, keni ftohje, skuqje fyti, probleme me lukth ose ndonjë infeksion tjetër.

Nëse së fundmi keni bërë tatuazh. Ju nuk mund të dhuroni gjak për 6 muaj qysh prej datës kur e keni kryer procedurën.

Nëse e keni shpuar trupin për të vënë vath, atëherë ju mund të dhuroni gjak vetëm pas 12 orëve.

Nëse e keni vizituar dentistin për ndonjë procedurë të vogël, ju duhet të prisni 24 orë para se të dhuroni gjak; për procedura më të mëdha pritni një muaj.

Ju nuk duhet të dhuroni gjak nëse nuk e keni nivelin minimal të hemoglobinës.

Gjërat tjera…
Ju nuk duhet të dhuroni gjak nëse:

– Jeni përfshirë në “aktivitet të rrezikuar seksual” gjatë 12 muajve të fundit
– Jeni të sëmurë me HIV
– Nëse keni injektuar ndonjëherë droga rekreacionale

Shtatzënia dhe gjidhënia
Nuk këshillohet që të dhuroni gjak kur jeni duke e ushqyer beben me gji. Pas lindjes, ju duhet të pritni 9 muaj për të dhuruar gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat