Mos neglizhoni nishanet, ja kur duhet të tregoni kujdes

Shëndetësia

Mos neglizhoni nishanet, ja kur duhet të tregoni kujdes

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 13:30
Ilustrim

Të pasurit e shumë nishaneve në lëkurë shihet si një faktor risku për t’u prekur nga sëmundjet malinje të lëkurës. Kjo veçanërisht në rastet kur kujdesi për këto nishane është i ulët gjatë ditëve të nxehta.

Kjo sëmundje (melanoma, që njihet në gjuhën e përditshme kanceri më agresiv i lëkurës), mund të ndodhë në çdo moshë, por më shpesh mund të ndodhë te të rinjtë. Njerëzit me lëkurë të bardhë preken dhjetë herë më shumë se njerëzit me lëkurë të zezë.

Pra nëse keni nishane në lëkurën tuaj duhet ti kontrolloni sa më shpesh nëse pësojnë ndryshime. Kjo është simptoma e parë që duhet t’ju drejtojë menjëherë tek mjeku dermatolog, pasi kanceri i lëkurës po rritet shpejt në popullatë dhe tanimë nuk prek vetëm moshat e treta por edhe moshat e reja.

Përveç se mund ta kemi të trashëguar kancerin e lëkurës ka dhe shumë faktorë të jashtëm, që e shkaktojnë. Solarët që përdoren nga të rinjtë për një ngjyrë të bukur të lëkurës më parë se të fillojë plazhi mund të jetë një shkak për melanomë, apo siç njihet ndryshe kanceri i lëkurës.

Ndaj mjekët dermatologe kërkojnë e mbrojtje të lëkurës para se të ekspozoheni në  diell. Ndonëse është vdekjeprurëse, melanoma nëse diagnostikohet në kohë atëherë trajtohet dhe pacienti nuk rrezikon jetën.

Rastet kur duhet të tregoni kujdes

Formë asimetrike

Ndryshime në ngjyrë dhe përmasa

Diametër më të madh se 6mm

Gjakosje ose kruajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat