Thojini lamtumirë dhjamit të barkut duke ndjekur këto 5 këshilla

Shëndetësia

Thojini lamtumirë dhjamit të barkut duke ndjekur këto 5 këshilla

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 06:40
Ilustrim

Dhjami në bark është një nga gjërat më të vështira në synimin tonë për të pasur linja sa më të mira të trupit edhe pse e vërteta është se dhjami është i vështirë për t’u hequr kudo në trup, por te barku është më problematik.

Megjithatë me disa ndryshime në ushqimin tuaj, do të arrini synimin pa ndonjë mundim të madh. E vetmja gjë që duhet të bëni është të vendosni në programin tuaj të përditshëm këshillat e mëposhtme.

Mos e lini asnjëherë mëngjesin

Mëngjesi megjithëse është vakti më i rëndësishëm i ditës, shpesh herë e nënvlerësojmë. Por të mos harrojmë, një mëngjes i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm për ekuilibrin e peshës. Na ndihmon të ruajmë nivelin e qëndrueshëm të sheqerit në gjak dhe na pengon të konsumojmë me tepri yndyrna dhe ushqime aspak të shëndetshme gjatë ditës.

Përfshi proteina cilësore në të gjitha vaktet

Proteinat treten më me ngadalë, gjë kjo që ndihmon të jesh i ngopur për më shumë orë. Ushqimet që janë më të pasura me proteina janë, frutat e thata, bishtajoret, peshqit e yndyrshëm, bulmetrat, vezët, pula, dhe mishi i kuq pa dhjamë.

Sa më shumë fibra bimore

Ushqimet që përmbajnë fibra bimore të ngopin, kështu që nuk do t’iu lënë të ndiheni të uritur. Disa nga ushqimet më të mira, që janë të pasura me fibra bimore janë frutat, perimet, bishtajoret, drithërat integrale, frutat e thata dhe farërat.

Kujdes më madhësinë e racioneve

Akoma edhe kur kujdeseni për të konsumuar ushqime të shëndetshme, mbi ngrënia do t’iu drejtojë përsëri drejtë dhjamit të tepërt. Nëse konsumoni më shumë kalori nga ato që mund të digjni gjatë ditës, kjo do të bëjë që dhjami në bark të rritet akoma më shumë. Kujdesuni pra që racionet tuaja të mos jenë tepër të mëdha.

Stop alkoolit

Ndihmojeni stomakun tuaj që të funksionojë sa më mirë. Gjë kjo që do të ndihmojë, përveç shëndetit të mirë, edhe humbjen e peshës. Alkooli ka shumë kalori dhe bllokon përpjekjet tuaja si për të humbur peshë aq edhe për të hequr dhjamin në pjesë të veçanta të trupit, siç është barku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat