Vini re, fyti mund të ju dhemb nga alergjia

Shëndetësia

Vini re, fyti mund të ju dhemb nga alergjia

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 18:59
Fyt

Problemet alergjike me fytin shfaqen si rezultat i rrjedhjes së sekrecionit nga hunda nëpër murin e fundit të gurmazit dhe irritimit dhe inflamacionit të mukozës

Reaksionet e zakonshme alergjike të shoqëruara me teshtitje, kollitje, frymëmarrje të vështirësuar me hundë, konjunktiviti, puçrra nëpër lëkurë, por mund të shkaktojnë edhe përpirje të vështirësuar, dhembje apo ndjenjë të trupit të huaj në fyt

Mukoza e tillë është më e dobët ndaj inflamacioneve të shkaktuara nga viruset, bakteret dhe kërpudhat, andaj infeksionet e gurmazit te pacientët e këtillë janë më të shpeshta.

Gjithashtu, te pacientët të cilët kanë alergji të rrugëve respiratore, kolla e prolonguar çon deri në dëmtim të mukozës së fytit dhe gurmazit, që gjithashtu çon në dhimbje në pjesën e fytit.

Për t’i zvogëluar vështirësitë, është i domosdoshëm shërimi i sëmundjes primare, përkatësisht i alergjisë, me ilaçe të përshkruara nga otorinolaringologu, pulmologu apo alergologu.

Në rast të alergjive të vrullshme ndaj ushqimit, ilaçeve apo pickimit të insekteve, mund të çojë deri te ënjtja e vrullshme e mukozës së gojës, resave në gavrën e gojës dhe në vetë gurmazin në rastin kur pacienti ndien edhe vështirësi me rastin e përpirjes, apo edhe me rastin e frymëmarrjes.

Në situata të tilla është e domosdoshme që pacienti të shkojë menjëherë në entin kujdestar shëndetësor për marrje të terapisë përkatëse venoze ose intramuskulore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat