Përfundimisht, a ju dobëson çaji i gjelbër?

Shëndetësia

Përfundimisht, a ju dobëson çaji i gjelbër?

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 13:15
Ilustrim

Për vite me radhë besohet se çaji jeshil ju dobëson. Vlerat e tij ushqyese ndikojnë në shkrirjen e dhjamit dhe ju mund të shpëtoni nga kilet e tepërta, mirëpo a funksionon vërtetë?

Sipas ekspertëve ende nuk ekziston një dëshmi e saktë, që do të na siguronte se çaji jeshil ndikon në humbjen e peshës. Sipas tyre nëse pini çaj jeshil gjatë gjithë kohës ju do të humbni aq pak peshë sa që me vështirësi do ta vëreni!

Gjithsesi, çaji i gjelbër ka ndikim në shëndetin e njeriut. Disa nga përfitimet shëndetësore, të cilat do t’i vëreni pasi të përdorni çaj jeshil janë:

Lufton kancerin

Konsumimi i çaji jeshil thuhet se ka një ndikim në luftimin e kancerit të prostatës. Ai përmban disa  përbërës, që mendohet e shërbejnë si transportim i pjesëzave që e luftojnë kancerit dhe i shkatërrojnë qelizat kancerogjene.

Mund të parandalojë rritjen e tumorit

Sipas një studimi, çaji jeshil ndikon në parandalimin e rritjes së tumoreve.

Zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Çaji jeshil përmban antioksidantë, të cilët ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare.

Hidraton lëkurën

Përpos ndikimive positive për shëndetin e njeriut, çaji i gjelbër ndikon edhe në mbajtjen e një lëkure të shëndetshme. Nëse përdoret çdo ditë ai ndikon në hidratimin e lëkurës.

Forcon sistemin imunitar

Nëse ky lloj çaji pëdoret shpesh, sidomos gjatë periudhave të virozave dhe gripeve, atëherë do t’iu ndihmojë në luftimin e tyre.

Për t’i vërejtur këto efekte, është e këshillueshme që të përdoren dy ore tre filxhanë çaj të gjelbër çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat