Shfrytëzojjeni plazhin, rëra, ajri, dielli dhe përfitimet shëndetësore

Shëndetësia

Shfrytëzojjeni plazhin, rëra, ajri, dielli dhe përfitimet shëndetësore

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 15:17
Ilustrim

Kemi dëgjuar shpeshherë se puhija e plazhit është e shëndetshme mirëpo nuk e dimë se ku bazohet ky gjykim i vjetër. Më poshtë mund të lexoni përfitimet e vërtetuara shëndetësore të plazhit.

Valët e detit relaksojnë mendjen dhe trupin. Sipas një studimi, zëri i valëve ndikon që truri jonë të futet në një gjendje qetësie dhe paqeje. Kur jemi të relaksuara, trupi ripërtrihet, gjithashtu kur lundrojmë mbi ujë gjaku nga ekstremet e poshtme koncentrohen në pjesën e barkut dhe gjoksit ku ndodhet zemra, gjë që sjell më tepër oksigjen në trurin tonë dhe na bën më aktivë.

Ajri i freskët i detit na bën më të lumtur. Kjo ndhodh pasi ajri i detit është i mbushur me jone negative të shëndetshme që rrisin aftësinë tonë për të absorbuar më tepër oksigjen. Këto jone negative e balansojnë nivelin e serotoninës duke na bërë më të relaksuar dhe energjikë, prandaj dhe gjumi behet më i këndshëm pasi kalojmë një ditë në plazh.

Ajri i detit përforcon imunitetin. Sipas një studimit në Universitetin e Kalifornisë, ajri i detit ka shumë elektrone të lira që neutralizojnë radikalet e lira në trup, jonet negative mund të vrasin bakteret çka e përmirëson imunitetin e njerëzve që bëjnë plazh.

Të qëndruarit shtrirë në plazh e lehtëson stresin. Nxehtësia e diellit në lëkurën tonë ndikon edhe në sistemin endokrin me çka sekretohet endorfina në trup dhe na bën më të relaksuar e më pak të stresuar.

Rrezitja shëron disa sëmundje të lëkurës. Ekspozimi i kontrolluar në diell është i mirë për ata që vuajnë nga psoriasis. Rrezatimi ultravjollcë bën që lëkura të thahet dhe të qërohet më shpejtë, duke u zëvendësuar me shtresë të re të lëkurës.

Uji në det shëron dermatitin e lëkurës. Sipas një instituti për sëmundje të lëkurës, uji i detit është i mirë për dermatitin e lëkurës. Uji i detit e bën lëkurën më elastike, të pastër dhe më të butë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat