Është aprovuar tableta, që rrit dëshirën seksuale tek femrat

Shëndetësia

Është aprovuar tableta, që rrit dëshirën seksuale tek femrat

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 15:17
Ilustrim

Administrata e Ushqimit dhe Barnave kanë aprovuar barin më të ri, i cili arrin të rikthejë dëshirën seksuale tek femrat, shkruan CNN.

Kjo lloj tablet e quajtur bremelantide, e cila në treg do të dalë me emerin Vyseesi, është në formë të ineksionit, dhe duhet të aplikohet përpara se të kryeni marrëdhënie seksuale. Qëllimi i krijimit të kësaj tablete është të trajtojë gratë, që vuajnë nga çrregullimi i dëshirës së ulët seksuale. Ky çrregullim zakonisht ndodh si shkak i periudhës së menopauzës apo stresit.

Vyseesi do të jetë i disonueshëm që nga shtatori i këtij viti, mirëpo kompania ende nuk e ka bërë të ditur çmimin.

Shumica e grave vuajnë nga ky çrregullim dhe nuk e kanë idenë”, tha Sheryl Kingsberg, profesoreshë në Universitetin Kleveland. Doktoresha Kingsberg, ka qenë pjesë e eksperimenteve gjatë krijimit të kësaj tablete. Sipas Kingsberg, ndikimi i këtij lloj çrregullimi në jetës e grave është i madh. Ky çrregullim ka ndikim negativ në vetbesimin e një gruaje dhe pamjen e jashtme të saj. Ky çrregullim prekë 8-10% të grave në të gjithë botën.

“Sado që mundohem t’iu ndihmojë grave që vuajnë nga ky lloj çrregullimi është e pamundur sepse, ky çrregullim ka bazë biologjike”, tha Kingsberg.

Bremelanotide, nuk është bari i parë i aprovuar për këtë lloj çrregullimi.  Në gusht të vitit 2015 u aprvoua një tabletë me efekt të tillë, mirëpo kjo tabletë nuk ishtë shumë e përhapur, sepse nuk mund të përdorej nga gratë që përdorin alkool dhe mjekët duhet të ishin të çertifikuar për ta përshkruar atë.

Për dallim nga bari i aprovuar në vitin 2015, bremelanotida mund të merret edhe nga grate, që përdorin alkool dhe pacietët mund ta përdorin atë sa herë të duan gjatë ditës.

Si çdo lloj tjetër i barnave, edhe bremalonotida mund të ketë efekte anësore siç janë: vjellja, marramendja dhe kokëdhimbja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat