Gabimi i mjekut të përgjithshem dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Shëndetësia

Gabimi i mjekut të përgjithshem dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Nga: Leutrim Maxhuni Më: 24 qershor 2019 Në ora: 21:49
Ilustrim

Kohët e fundit është bërë praktikë e gabuar nga ana e Mjekut të Përgjithshëm dhe Familjar(pjesa më e madhe e tyre) për kolikën abdominale (dhimbjes së barkut) dhe kolikën renale (dhimbjes së veshkave ose organeve të traktit urinar) rreth trajtimit të saj dhe udhëzimit te Gastroenterologu, Kirurgu abdominal apo Urologu. 
 
 Në shumicën e rasteve mjekët e përgjithshëm dhe mjekët familjar(shumica e tyre) bëjnë gabim fatal profesional kur çdo pacient/e me dhimbje të barkut e udhëzojnë te Kirurgu Abdominal duke menduar që çdo dhembje e barkut ka natyrë kirurgjike dhe sipas tyre çdo pacient të cilit i dhemb barku duhet të operohet (çfarë gabimi trashanik profesional).

Nëse pacienti me dhimbje barku nuk mund t'a menagjoni atëherë duhet të udhëzohet te Gastroenterologu sepse diagnostikën e dhimbjes së barkut e bën Gastroenterologu dhe jo Kirurgu Abdominal. Kirurgu Abdominal merret me operacione dhe jo me diagnostikë. 

Nëse pacientin me dhimbje të barkut (Colica abdominalis) e udhëzoni menjëherë te Kirurgu Abdominal atëherë ju me atë udhëzim për pacientin keni vendosur që menjëherë të shkojë në sallë të operacionit sepse vet fjala Kirurg ka të bëjë me një specialist i cili kryen operacione. 

Pra sipas mjekëve të përgjithshëm dhe Specialistëve të Mjekësisë Familjare çdo pacient i cili ka dhimbje të barkut ose Colica Abdominalis duhet të operohet që në të vërtetë është një gabim tepër i madh dhe mund të ndiqeni penalisht për këtë konstatim sepse t'a dërgosh pacientin me dhimbje barku direkt te Kirugu Abdominal për operacion pa pasur ose pa konstatuar sëmundje akute kirurgjike abdominale vërtetë është vepër penale.

Rreth diagnostikës së dhembjes së barkut merret mjeku i përgjithshëm, mjeku familjar, mjeku emergjent dhe Gastroenterologu. Nëse mjekët e cekur konstatojnë(me ekzaminimet e realizuara fizike, laboratorike dhe imazherike) që pacienti duhet të operohet atëherë dërgohet te Kirugu Abdominal. 

Nëse ka ndonjë dyshim rreth dhimbjes së barkut në vend që pacientin ta ekzaminojnë fillimisht dhe të bëjnë ekzaminime laboratorike dhe imazherike ose t'a trajtojnë me medikamente, ata menjëherë shkruajnë udhëzimin. Gabimi tjetër është se në vend që pacientin me dhimbje barku t'a udhëzojnë te Gastroenterologu ata e udhëzojnë menjëherë te Kirurgu duke menduar që çdo kolikë abdominale(dhimbje e barkut) ka origjinë kirurgjike dhe duhet të operohet(çfarë gabimi katastrofal).


Kolikën abdominale të dyshimtë udhëzojeni te Gastroenterologu pastaj nëse Gastroenterologu diagnostikon ndonjë sëmundje me natyrë Kirurgjike abdominale e udhëzon te Kirurgu Abdominal për intervenim kirurgjik. 
 
Gabimi tjetër edhe më i madh i mjekut të përgjithshëm dhe familjar është udhëzimi i kolikave renale ose dhimbjes së barkut në regjionin lumbal(lateral) të majtë ose të djathtë te Kirurgu në vend se të udhëzohet te Urologu.
 
Poashtu gabimet janë edhe se pacientët udhëzohen menjëherë pa u kontrolluar fare, pa e pyetur fare për ankesat dhe paraqitjen e sëmundjes dhe pa e trajtuar fare pacientin për sëmundjen përkatëse qoftë në formë të injeksioneve (spazmolitikë, analgjetikë), infuzioneve apo per os.
 
 Sikur çdo dhembje e barkut të kishte natyrë kirurgjike atëhërë nuk do të mjaftonin as 500 Spitale Rajonale e Klinika Universitare për pacientët që do të operoheshin. 

Pra pacienti me dhimbje të barkut udhëzohet te Gastroenterologu për diagnostikim të mëtejmë dhe jo te Kirurgu Abdominal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat