Ja ku do të testohet vaksina që do të shërojë kancerin

Shëndetësia

Ja ku do të testohet vaksina që do të shërojë kancerin

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 14:45
Vaksinë

Një vaksinë që do të parandalojë dhe të shërojë kancerin është duke u testuar në qen dhe pritet të ketë sukses edhe tek njerëzit, shkruan Dailymail.

Shkencëtarët janë duke u përgaditur për testimin e një tablete, e cila do të trajnojë sistemin imunitar të njohë dhe të sulmojë qelizat e kancerit. Ata kanë zgjedhur një pjesë të qelizave kancerogjene, te cilat sistemi imunitar  nuk i njeh dhe do ta kryejnë eksperimentin duke përdorur këto qeliza. Trajnimi i organizmit të sulmojë qelizat e kancerit është një nga metodat më të mira që mund të përdoret për të trajtuar këtë sëmundje.

Shkencëtarët nga Universiteti i Arizonës do ta testojnë këtë vaksinë në 800 qen për të parë rezultatet. “Nëse ne do të shohim se qentë, që kanë marrë vaksinën do të kenë më pak qeliza kancerogjene, ky do të jetë një sukses i vërtetë”, tha Dr. Doug Thamm, autor i këtij eksperimenti.

“Ne kemi zgjedhur qentë, për të kryer sa më shpejtë këtë eksperiment, për shkak se nëse eksperimenti ishte bërë me njerëz, kjo do të kërkonte shumë kohë”, shtoi Dr. Thamm.

Eksperimente të tilla po bëhen edhe në fushën e shërimit dhe parandalimit të Herpes viruseve dhe Hepatisit B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat