Rrini vonë natën? Mund të vuani nga ky problem serioz shëndetësor

Shëndetësia

Rrini vonë natën? Mund të vuani nga ky problem serioz shëndetësor

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 15:45
Gjumë

Një studim këshillon burrat të cilët dëshirojnë që të behën prindër, të bien në gjumë më herët.

Shkenctarët besojnë se ata të cilët qëndrojnë deri natën vonë kanë më shumë gjasa që të kenë spermë jo të shëndetëshme, dhe janë më pak fertil, raporton “Daily Star”.

Studimet e bëra nga Universiteti i Arus, tregojnë se meshkujt pjesëmarrës kanë spermë më të ulët nëse bien në gjumë pas orës 22:30.

Për këtë arsye, shkenctarët i sugjerojnë ciftet të cilët dëshirojnë të bëhen prindër të bien në gjumë më herët. Studiuesit e Danimarkës kanë mbatur ndikimin e gjumit tek pjesëmarrësit, mesatarja e moshës së tyre ishte 34 vjecarë.

Të gjithë ata ishin duke përpjekur për të berë fëmijë, por disa kishin më shumë probleme sesa të tjerët.

Ata të cilët kishin bërë gjumë para 22:30 kishin gjasa diku rreth 2.5% të kenë spermë më të shëndetëshme. Me sa duket, mos gjumi i rregullt mund të shkaktojë probleme me konceptim duke zvogëluar sektretimin e hormoneve riprodhuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat