Arresti kardiak dhe sulmi në zemër: Dallimet mes këtyre dyjave dhe si duhet të reagoni

Shëndetësia

Arresti kardiak dhe sulmi në zemër: Dallimet mes këtyre dyjave dhe si duhet të reagoni

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 14:44
ilustrim

Është shumë e zakonshme që njerëzit të mendojnë se arresti kardiak me sulmin në zemër janë diçka e ngjashme.

Por, faktikisht ky është gabim që duhet të korrigjohet.

Këto dyja mund të kenë ngjashmëri të ndryshme, por është e rëndësishme t’i kuptoni dallimet mes tyre dhe kësisoj do ta dini si të reagoni nëse një i afërm i juaji është në rrezik.

Sulmi në zemër

Zemra është një prej muskujve në trup. Si çdo muskul tjetër, edhe zemrës i nevojitet gjak i pasur me oksigjen.

Kjo është saktësisht puna e artereve koronare, të cilat e furnizojnë zemrën me gjak të mbushur me oksigjen duke pompuar gjak përgjatë trupit.

Kur ju keni sulm në zemër, kjo nënkupton se arteret janë bllokuar, e që zakonisht ndodh për shkak të formimit të bllokadave të ndryshme.

Nëse ajo çfarë po e bllokon arterien nuk trajtohet menjëherë, disa pjesë të muskujve të zemrës fillojnë të vdesin.

Arresti kardiak

Është e rëndësishme ta mbani mend se arresti kardiak deh sulmi në zemër nuk janë terma sinonim.

Gjatë një arresti kardiak, zemra juaj ndalon së rrahuri, ndryshe prej sulmit në zemër ku ndalohet furnizimi me gjak.

Simptomat e sulmit në zemër janë:

– Dhimbje në gjoks e cila nuk ndalohet
– Probleme me frymëmarrje
– Dhimbje në gjoks e cila shpërndahet edhe në pjesë tjera të trupit, zakonisht në mjekër, qafë, duar, abdomen deh shpinë
– Koll
– Ankth
– Marramendje
– Ligështim
– Djersitje

Çfarë të bëni: Nëse dikush i ka dy ose më shumë prej simptomave të lartcekura, menjëherë kërkoni ndihmë mjekësore.

Simptomat e arrestit kardiak

– Nuk ka frymëmarrje
– Nuk ka puls
– Humbje e papritur e vëmendjes

Arresti kardiak mund të shpie në vdekje. Pasi që nuk ka puls në trup sepse zemra ka ndaluar së rrahuri, kjo nënkupton se edhe organet tjera në trup nuk furnizohen me sasinë e kërkuar të gjakut.

Çfarë të bëni: Edhe pse zemra e dikujt ka ndaluar së rrahuri, prapë ajo mund të riaktivizohet, e posaçërisht nëse trajtohet brenda pak minutave. Derisa të arrijë ndihma profesionale mjekësore, ju mund të provoni që viktimës t’ia jepni vet ndihmën e parë – më saktësisht reanimim kardiopulmonar (CPR).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat