Drita e telefonave dhe selfie, shkaktojnë plakje të hershme të lëkurës

Shëndetësia

Drita e telefonave dhe selfie, shkaktojnë plakje të hershme të lëkurës

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 14:29
Foto

Ju kujtohet kur mësuesit e fizikës në shkollë fillore, flisnin për llojet e ndryshme të dritave dhe ndikim e tyre.

Sigurisht që jo, as ne nuk kujtojme. Por fatmirësisht kemi njerëz që i kushtohen shkencës.

Këta persona, kanë gjetur se si drita e telefonave mund të ndikojë në jetën tonë dhe këtë gjetje ata e ndanë me ne. Por fatkeqësisht, gjetja nuk është lajm i mirë, raporton “Bright Side”, transmenton lajmi.net.

Me sa duket kjo dritë, na bënë të dukemi më të vjetër duke na shkaktuar dhe plakje më të hershme të lëkurës.

Ju duhet të shqetësoheni edhe nëse i kushtoni vetëm pak kohë telefonave, sepse studiuesit kanë gjetur se edhe ajo pak kohë që kaloni në telefon ka ndikim.

Para se ta hudhni telefonin nga dritarja pasi që të keni lexuar këtë, na duhet të theksojmë se ky hulumtim nuk ka përfunuar i tëri, mirëpo është mirë të jeni të sigurt sesa të dëshpëruar, prandaj mbajeni mend këtë artikull dhe mos shpenzoni shumë kohë në ekrane të telefonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat