Fruti që ju forcon sistemin imunitar

Shëndetësia

Fruti që ju forcon sistemin imunitar

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 19:22
Shalqi

Ngrënia e shalqirit në baza ditore mund t’iu ndihmojë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, si dhe mbrojtjen e syrit.

Veç kësaj, ky frut iu rekomandohet edhe atyre që kanë probleme me ballafaqimin e gripave të shpeshtë, meqë kontribuon në përforcimin e sistemit imunitar.

Sido që të jetë, ndiqeni listën e plotë të arsyeve përse shalqiri duhet të jetë prezent në tavolinat tuaja përgjatë verës:

Mban yndyrën larg

Shalqiri është jashtëzakonisht i ulët në kalori dhe mund të konsumohet nëse synohet në humbjen e peshës. Një sasi e vogël e shalqirit përmban vetëm rreth 80 kalori.

Kontrollon shtypjen e gjakut

Kaliumi, magneziumi dhe aminoacidet e pranishme në shalqi punojnë për të ruajtur shëndetin e enëve të gjakut dhe për të siguruar rrjedhje të qetë të tij.

Përmirëson shëndetin e syve

Shalqiri është një burim i madh i vitaminës A që ndihmon në prodhimin e pigmenteve në retinën e syrit, e cila mbron degjenerimin makular të moshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat