Kafja dhe çokollata përmirësojnë shëndetin

Shëndetësia

Kafja dhe çokollata përmirësojnë shëndetin

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:09
Ilustrim

“Katër ose pesë filxhanë kafeje në ditë, edhe dekafeinat, zvogëlojnë vdekshmërinë kardiovaskulare në vazhdimësi duke filluar nga 10 deri në 18 vjeç. Pirja e kafesë për një kohë të gjatë ka një efekt pozitiv”.

Efekte të ngjashme pozitive në shëndetin e zemrës, megjithëse më të buta, lidhen me konsumin e çokollatës së errët në 85-90%.

Kështu, Sebastiano Marra, drejtor i Departamentit Kardiovaskular të Spitalit Maria Pia në Torino, shprehet se kafja është substanca me më shumë antioksidantë ekzistues në natyrë.

“Ka të dhëna – thotë Marra – në mbi 10,000 individë të cilët zbulojnë se kushdo që konsumon kafe, në afat të gjatë, ka më pak ankth, fle më mirë, nuk ka presion të lartë në krahasim me ato që nuk e pijnë.

Një studim francez që analizoi mbi 200,000 njerëz gjatë një periudhe prej 8-10 vjetësh, raporton të dhëna pozitive mbi vdekshmërinë. Të dhënat konfirmojnë se ata që pinë kafe kanë një humor më të mirë, më pak ankth, pushojnë më mirë, nuk kanë kolesterol ose presion të lartë “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat