Farat e avokados, mënyrat se si ato përdoren dhe përfitimet që sjellin

Shëndetësia

Farat e avokados, mënyrat se si ato përdoren dhe përfitimet që sjellin

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 22:39
Ilustrim

Kjo është një nga frutat më të shijshme dhe ushqyese, të pasura me përfitime shëndetësore: avokado po shijon sukses të madh në mbarë botën për shkak të përfitimeve që ofron. Megjithatë, një nga pjesët më ushqyese, fara, hiqet dhe hidhet.

Në këtë artikull ne listojmë përfitimet kryesore të farave të avokados dhe mënyrat e ndryshme për t’i përdorur ato për të shijuar vlerat e tyre terapeutike.

Farat e avokados kanë antioksidantë, parandalojnë plakjen e qelizave dhe forcojnë sistemin imunitar. Ato përmbajnë rreth 70% të aminoacideve të të gjithë frutave dhe janë një nga mjetet më të mira natyrore kundër kolesterolit dhe triglicerideve të tepërta.

Për më tepër, këto fara përmbajnë lëndë ushqyese të afta për të aktivizuar djegien e yndyrës, dhe fibra të tretshme, që përmirësojnë tranzitin e zorrëve dhe na bën të ndihemi më të ngopur. Është një nga ushqimet më të mira për të humbur peshën.

Kur zbatohet direkt në lëkurë, fara e avokados mund të lehtësojë dhimbjen e kyçeve dhe të muskujve, si dhe të shpejtojë trajtimin e akneve. Është një ilaç i shkëlqyeshëm për të trajtuar astmën dhe për të promovuar prodhimin e kolagjenit.

Për të përdorur farën e avokado, së pari hiqni lëkurën ngjyrë kafe të errët, pastaj grijeni dhe piqeni në nxehtësi të ulët. Me farën e bluar është e mundur që të përgatitet një çaj bimor, duke e zier për rreth 10 minuta. Gjithashtu mund të përdoret për t’i dhënë më shumë shije sallatave dhe supave.

Për ta aplikuar në lëkurë, përzieni farën e avokados me alkool gruri dhe lërini për një javë, më pas produktin e përftuar mund ta përdorni për t’u bërë masazh muskujve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat