8 fakte surprizuese rreth shëndetit

Shëndetësia

8 fakte surprizuese rreth shëndetit

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:41
Ilustrim

Ka shumë studime rreth shëndetit të cilat janë publikuar dhe përditësohen çdo ditë dhe është pak e vështirë të jemi në dijeni të të gjithë këtyre informacioneve. Hidhini një sy këtyre 8 fakteve që do ju surprizojnë:

1-Përdorimi i kafes parandalon depresionin. Kemi dëgjuar për efektet negative të kafeinës, por me sa duket ka edhe efekte pozitive.
2-Përdorimi i çamçakëzit ju bën më aktiv. Nëse ndiheni të përgjumur apo nuk përqëndroheni dot përdorni çamçakëz.
3-Qëndrimi në zyrë ulur për orë të gjata rrit rrezikun e vdekjes me rreth 50 %.
4-Makineritë e parave ATM dhe tualetet publike janë njësoj të papastra.
5-Nëse jeni optimist, kjo ju ndihmon të jetoni më gjatë.
6-Nëse vuani nga klaustrofobia merini erë një molle. Ju ndihmon të çlironi stresin.
7-Nëse ndiheni të lodhur duhet të kryeni ushtrime gjimnastikore. Kjo për arsye se ushtrimet përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.
8-Shkrimi ju ndihmon të përmirësoni memorien. Kur ju shkruani diçka që jeni duke dëgjuar gjatë një leksioni ju arrini t’a merni informacionin më mirë se dikush që shkruan në kompjuter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat