Dobitë e panumërta të ujit të detit: Shërues i më shumë se 16 sëmundjeve

Shëndetësia

Dobitë e panumërta të ujit të detit: Shërues i më shumë se 16 sëmundjeve

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 21:18
Foto

Uji i detit është shumë shërues. Madje, studimet tregojnë se deti është një kurë e vërtetë për më shumë se 16 sëmundje, shkruan Gazeta Metro.

Uji i detit sjell përfitime dhe lehtësime në rrugës e frymarrjes, si për alergjitë respiratore, sinusin e asmën.

Po ashtu, rikuperon nga ftohjet dhe sëmundjet e tjera të frymarrjes, sidomos ato që vijnë nga pirja e duhanit.

Veç kësaj, deti njihet si një shërues i disa prej sëmundjeve të kockave si artroza, thyerje e shumëta të tjera. Vlen të theksohet se, deti gjithashtu ndihmon në luftën kundër depresionit.Falë ujit të detit:– Lirohet trakti respirator.

Ajri i detit përmban një sasi të kripërave minerale të tilla si natrium, magnez, klorid, jod, kalcium, kalium, bromin dhe silic.

Përmirëson metabolizmin dhe forcon sistemin imunitar.

Uji i detit përmban një përqendrim të kripërave minerale, lëngjet e tepërta eliminohen përmes lëkurës, urinës dhe osmozës. Kjo bën edhe që këmbët të duken në mënyrë të shkëlqyer.

E sa i përket notit, është një ilaç për të gjithë trupin. Relakson muskujt tuaj, duke hequr stresin, shpërndan kontraktimet e grumbulluara dhe përmirëson lëvizjen në nyjet e bllokuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat