Ujë me limon dhe tranguj për mëngjeset e nxehta

Shëndetësia

Ujë me limon dhe tranguj për mëngjeset e nxehta

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 07:48
Ilustrim

Në këto ditë të nxehta një nga mënyrat më të mira dhe të shëndetshme për të nisur ditën është pirja e ujit me tranguj dhe limon.

Pirja e ujit është padyshim zgjidhja e parë për të pastruar organizmin, por duke shtuar trangujt dhe limonin do të ndiheni dhe do të dukeni më mirë.Konsumimi i kësaj pije me stomakun bosh do të ketë një ndikim të mrekullueshëm në organizëm, në veçanti gjatë verës.

Në këtë stinë të nxehtë hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin.Njeriu humbet lëngjet çdo ditë nëpërmjet frymëmarrjes, djersës dhe urinës.

Përmbajtja ujore e ushqimeve ndihmon në hidratimin e trupit.Kur organizmi është i hidratuar, atëherë është më energjik dhe organet më në formë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat