I mrekullueshëm për shëndetin, ja pse nuk duhet ta ndani nga tryeza pjeprin

Shëndetësia

I mrekullueshëm për shëndetin, ja pse nuk duhet ta ndani nga tryeza pjeprin

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 08:12
Ilustrim

Pjepri është një nga frutat më të mira për t’u konsumuar gjatë sezonit të verës. Vlerat e tij janë një e mirë e madhe për metabolizmin, por edhe për pamjen e jashtme. Pjepri nuk është vetëm i shijshëm, por edhe i pasur me vlera të cilat favorizojnë mirëqenien, që ju ndihmon në ndjekjen e një ushqyerje të drejtë. Për më konkretisht lexoni në vijim:

Pjepri është i pasur me ujë

I pasur me ujë ai ndihmon në mënyrë domethënëse hidratimin e organizmit tuaj, sidomos në verë, kur temperaturat janë tepër të larta. Ju mund të përzieni një tas kos pa yndyrë me një pjesë pjepri për një minivakt të shëndetshëm me pak kalori, i cili ju ndihmon të mbani gjendjen e duhur të hidratimit: ndër të tjera kjo përzierje është pastruese për organizmin.

Vitaminë A për të parandaluar radikalet e lira

Si shumë lloje të tjera frutash, pjepri është i pasur me vitaminë A dhe veçanërisht me betakarroten, të cilat ndihmojnë në parandalimin e formimit të radikaleve të lira, të cilat çojnë në plakjen e qelizave dhe në shfaqjen e strijave (zgjatimeve të dukshme jo estetike të lëkurës). Po kështu para ekspozimit në diell, rekomandohet që të konsumoni pjepër, për të përfituar një nxirje më të bukur.

Freskues dhe diuretik

Pjepri është një nga ushqimet më të preferuara në verë: ai është shumë freskues dhe ka vlera diuretike, pastruese dhe laksative. Pikërisht për këtë vlerat e tij duhen marrë në konsideratë edhe kur vuani nga kapsllëku, hemorroidet dhe dhimbjet reumatike, sepse ndihmon në eliminimin e këtyre shqetësimeve të bezdisshme dhe shumë të zakonshme.

I duhuri për të luftuar të nxehtin dhe dehidratimin

Nuk duhet harruar se pjepri është i pasur edhe me kalcium, fosfor, magnez dhe potasium: pikërisht për këtë bëhet një shtesë e natyrshme për të rikuperuar forcat sidomos kur bën shumë nxehtë. Kur zorrët bëhen “dembele” për shkak të temperaturave të larta, atëherë pjepri kthehet në një bekim të vërtetë. Ai është mjaft i mirë edhe për gjakun, sepse ka veti dizinflamatore, diuretike dhe holluese, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon kolesterolin, ndërsa ul dhe trigliceridet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat