Dy metoda natyrale si të mbani nën kontroll djersitjen e tepërt

Shëndetësia

Dy metoda natyrale si të mbani nën kontroll djersitjen e tepërt

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 20:51
Foto

Me mbi një milion gjëndra djerse në të gjithë trupin, pse djersitemi më shumë pikërisht poshtë sqetullave? Sepse gjëndrat apokrine, që janë më efektivet në prodhimin e djersës, ndodhen pikërisht aty. Djersa e prodhuar prej këtyre gjëndrave përmban proteina dhe acide yndyrore, prandaj është më e trashë dhe me ngjyrë. Në vetvete, djersa nuk ka erë. Përgjegjëse janë bakteret në qime, apo lëkurë, që kur metabolizojnë përbërësit e djersës, prodhojnë atë aromë të pakëndshme. Gjithçka që rrit temperaturën trupore, shërben në të njëjtën kohë si shkak për të lëshuar nga trupi sinjalet se gjëndrat e djersës duhet të fillojnë apo shtojnë prodhimin. 
Metoda natyrale për të shmangur djersitjen e tepërt:

LIME OSE LIMON
Para se të flini, ndani një kokërr lime (apo limon në mungesë të tij) përgjysmë dhe fërkoni sqetullat. Më pas lëreni të thahet dhe mbajeni gjatë gjithë natës.
SODË BUKE
Një lugë gjelle sodë buke, mjafton për t’ju siguruar për reduktimin e sasisë së djersës në sqetulla dhe erën e pakëndshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat