Si të trajtoni hemorroidet në kushte shtëpie

Shëndetësia

Si të trajtoni hemorroidet në kushte shtëpie

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 20:20
Foto

Hemorroidet, njohur ndryshe si ‘’majasëlli’’, janë ndër patologjitë më të shpeshta që shfaqen tek të gjitha grupmoshat. Mund të jenë të brendshme ose të jashtme dhe ndonëse rrallëherë prania e tyre mund të jetë një rrezik serioz shëndetësor, ato shkaktojnë shqetësime për këdo që është prekur prej tyre. Ka dy lloje të hemorroideve: të brendshme dhe të jashtme. Të parat janë padyshim më pak të bezdisshme, sepse formohen në rektum, ku nuk ka qendra dhimbjeje, por mund të shkaktojnë gjakderdhje. Është e rëndësishme, që kur shfaqet gjakderdhja, të shkoni menjëherë tek mjeku.

Në shumicën e rasteve, hemorroidet (qofshin të brendshme ose të jashtme) mund të kurohen në shtëpi, duke ndjekur disa rregulla të thjeshta. Së pari, shmangni lodhjen dhe qëndrimin ulur shumë gjatë. Kur jeni në një karrige, ju duhet të përdorni një jastëk. Pini shumë ujë (2 litra në ditë), dhe duke ngrënë një sasi të mirë fibrash ndihmon për të shmangur kapsllëkun, gjë që përkeqëson simptomat. Përpara se të trajtoheni me ilaçe, provoni 2 trajtimet e mëposhtëm:

1.Bëni banjë me kripë: Personat që vuajnë prej hemorroideve duhet t’i kushtojnë një rëndësi specifike higjienës personale, e cila nuk duhet kufizuar vetëm tek ndërrimi i përditshëm i të brendshmeve. Një metodë shumë efektive për trajtimin e inflmamimit të shkaktuar nga hemorroidet është duke bërë banjë të ngrohtë me kripë. Në një enë, mundësisht legen, shtoni sipas dëshirës ujë të vluar paraprakisht dhe 500 gr kripë. Pasi uji të ketë arritur temperaturën që ju mund të përballoni mund të lani zonën rreth rektumit me të ose thjesht të rrini mbi ujë për 10-15 minuta. Mjekët këshillojnë që ky trajtim të përdoret pothuaj çdo ditë.2.Trajtim me hudhra: Hudhra përmban substanca azotike, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B, më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm duke përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike, si psh trajtimi i hemorroidëve. Në një tenxhere të vogël shtoni 1 lugë çaji me mjaltë, 10 thelpinj hudhra të grira imët dhe 3 lugë gjelle me qumësht. Vendoseni të ziejë duke e përzier herë pas here. Kalojini në blender derisa të formohet një masë kremoze, e cila duhet të pushojë në frigorifer për 3 orë. Merrni pak nga sasia e tij çdo mbrëmje dhe lyeni zonën ku keni hemorroide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat