''Jam e lumtur që qumështi formulë ekziston"

Shëndetësia

''Jam e lumtur që qumështi formulë ekziston"

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 22:35
Foto

Qumësht gjiri apo qumësht formule? Kjo është një nga pyetjet më të mëdha që nënat i bëjnë vetes, mjekut apo nënave të tjera gjatë muajve të shtatzanisë. Një nënë amerikane ka ndarë në rrjetet sociale eksperiencën e saj lidhur me këtë temë. Ajo priste fëmijën e saj të parë në vitin 2017 dhe rrëfen se përgjatë gjithë shtatzënisë dëshironte që ta ushqente fëmijën me qumësht gjiri duke menduar si mënyrën më të shëndetshme për fëmijën dhe për veten. Megjithatë, gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç i planifikojmë- tregon ajo. Kur lindi fëmijën, ajo u përball me një situatë për të cilën ishte e papërgatitur. “Sa herë u përpoqa t’i jepja djalit qumësht gjiri ishte e pamundur. Ai vetëm qante dhe asnjë përpjekje imja nuk funksionoi”- tregon ajo.

Më pas, ajo u konsultua me pediatrin dhe përdori qumështin formulë që i sugjeroi ky i fundit. Nëna e djalit tashmë 2-vjeçar tregon se fëmija u qetësua menjëherë, ishte më rehat dhe plotësonte çdo nevojë me anë të qumështit formulë, deri në moshën kur ishte gati për të përdorur ushqimet e ngurta.

“Më parë, brezi i nënave tona, në vitet '70 nuk e kishin këtë lehtësi dhe nëse nuk mund t’i ushqenin fëmijët me qumësht gjiri ato kalonin një kalvar vuajtjesh, pasi nuk ekzistonin lehtësirat që janë sot. Fëmijët sëmureshin, ose në rastin më të keq vdisnin për shkak të baktereve që merrnin nga qumështi i pasigurtë që ju jepnin me biberon. Fatmirësisht shkenca ka përparuar dhe ka shpikur qumështin formulë, i cili është i sigurtë, higjenik dhe plotëson nevojat e fëmijës.

Jam shumë mirënjohëse për këtë, pavarësisht se dëshira ime ka qenë ta ushqeja fëmijën me gji. Kur lindim fëmijë, asnjëherë gjërat nuk shkojnë siç i kemi menduar, sepse çdo ekspereiencë është e ndryshme nga tjetra. Nuk ka asnjë arsye të ndiheni keq nëse nuk e ushqeni fëmijën siç keni dëshiruar, nëse nuk keni bërë lindje natyrale apo gjithçka tjetër. Thjesht kudjesuni për fëmijën dhe shijoni rritjen e tyre”, – ky është mesazhi i kësaj nëne, për të gjitha nënat në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat