Ja përse nuk duhet të flini asnjëherë me freskuese ndezur

Shëndetësia

Ja përse nuk duhet të flini asnjëherë me freskuese ndezur

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 14:15
Freskuese

Nëse vuani nga alergjitë, asnjëherë mos flini me freskuese ndezur.

Sipas revistës ‘The Sleep Advisor’, freskueset mund të acarojnë simptomat e alergjive të ndryshme.

“Kur freskuesja përhapë ajrin nëpër dhomë, ajo shkakton stuhi pluhuri dhe polen, që depërtojnë në sinus”, potenconte artikulli.

“Nëse jeni të prirë ndaj alergjive, astmës dhe temperaturës, kjo mund të nxisë shumë probleme”, u theksua tutje.

Ekziston edhe rreziku i tharjes së lëkurës, gojës dhe madje syve, pasi disa njerëz flenë me sy hapur.

Ajo gjithashtu mund të thanë sinusët, që do të thotë të zgjoheni me një dhimbje koke.

Natyrisht, përdorimi i përkohshëm gjatë temperaturave të nxehta nuk ka gjasa të të bëjë ndonjë dëm të përhershëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat