Këto ushqime në verë ju ndihmojnë t’i kaloni periodat sa më lehtë

Shëndetësia

Këto ushqime në verë ju ndihmojnë t’i kaloni periodat sa më lehtë

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 17:53
Ilustrim

Në verë duhet, si në çdo stinë tjetër duhet të konsumoni sa më shumë fruta. Ato duhet të jenë të freskëta në mënyrë që t’i shijoni sa më shumë, por edhe të përfitoni prej tyre. Kjo këshillë vlen sidomos për vajzat gjatë ciklit menstrual.

Pse është e rëndësishme të ushqeheni mirë gjatë menstruacioneve?

Ushqimi që ju konsumoni gjatë periodave ndikon në mënyrën si i përjetoni ato. Disa ushqime mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar simptomat e zakonshme, si fryrjen, ndryshimet e humorit dhe nervozizmin. Zgjedhja e frutave është zgjidhja në këtë situatë:

Shalqinjt

Shalqinjt janë një opsion i mirë në qoftë se ju ndiheni e fryrë, sidomos ditët para periodave.

Bananet

Bananet dihet që kanë kalium dhe vitaminën B6. Ato ndihmojnë jo vetëm me lëvizjen e zorrëve dhe tretjen, por edhe për të rritur humorin tuaj.

Portokallet

Kalçiumi në portokall ndihmon në zvogëlimin e ankthit. Era e freskët e lëvozhgës së portokallit dhe Vitamina D brenda portokallit gjithashtu rrisin humorin tuaj nëse ndiheni keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat