Femrat që ndalojnë pirjen e alkoolit përmirësojnë shëndetin e tyre mendor

Shëndetësia

Femrat që ndalojnë pirjen e alkoolit përmirësojnë shëndetin e tyre mendor

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:28
Foto

Rritja e konsumimit të alkoolit është bërë një problem publik vitet e fundit.

Shumë gra pinë alkool për t’u relaksuar, për të u ndier më mirë apo edhe që të harrojnë streset e ditës. Gjithsesi të gjeturat e reja thonë se ndalimi i konsumimit të alkoolit është një mënyrë shumë e mirë që të përmirësoni shëndetin e juaj mendor.

Hulumtimi është kryer nga Shoqata e Mjekëve në Kanadë. Studimi është bazuar në shumë femra që e kishin lënë alkoolin si pasojë e problemeve që u kishte shkaktuar konsumimi i tij.

“Gjetjet tona sugjerojnë se ndalimi i konsumimit të alkoolit përmirëson kualitetin e jetës”, tha Herbert Pang, profesor i mjekësisë në Universitetin e Hong Kongut.

“Nuk është e qartë nëse konsumimi i moderuar ka të njëjtin efekt”

Tutje ai shton se preferohet që mënyra më e mirë për të arritur një rehati në mendje është lënia e tërësishme e alkoolit.

Për këtë studim ishin analizuar më shumë se 10 mijë njerëz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat