'Gjuha e vjehrrës', lulja që shndërron dioksidin në oksigjen

Shëndetësia

'Gjuha e vjehrrës', lulja që shndërron dioksidin në oksigjen

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 06:43
'Gjuha e vjehrrës'

Nëse mbani bimë në shtëpitë tuaja apo në ambiente të tjera të brendshme siç janë zyrat, keni mundësi të merrni disa nga benefitet që ofron natyra.

Bimët në shtëpi pastrojnë ajrin duke rritur sasinë e oksigjenit nëpërmjet fotosintezës, si dhe duke pastruar ajrin me anë të heqjes së toksinave si benzina, monoksidi i karbonit dhe formaldehid. Lulet arrijnë të neutralizojnë substancat organike që janë të pranishme në vendbanimet tona falë enzimave të quajtura ndryshe metilotrofe.

Një prej këtyre luleve është ‘gjuha e vjehrrës’. Kjo lule ka forcë të pabesueshme që të shndërrojë dioksid karboni në oksigjen gjatë natës. ‘Gjuha e vjehrrës’ thith formaldehidët e dëmshëm, të cilët gjenden në ngjyrat e mureve, në mjetet për mirëmbajtje të mobilieve, në filtra të ndryshëm të aparateve. Prandaj këshillohet që këtë lule ta keni në dhomën e gjumit sepse gjatë kohës që flini, truri pushon dhe ka nevojë për ajër cilësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat