Këto janë 5 sëmundjet më të rralla në botë

Shëndetësia

Këto janë 5 sëmundjet më të rralla në botë

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 08:50
Sëmundje

Hipertensioni, astma apo diabeti janë sëmundjet më të përhapura në botë dhe secili prej nesh ka dëgjuar për to.

Mirëpo cilat janë sëmundjet më të rralla dhe për të cilat shumë pak njerëz kanë dëgjuar? Medical News Today ka renditur pesë prej këtyre gjendjeve shëndetësore, të cilat nuk besojmë së keni dëgjuar ndonjëherë për to.

Sindroma e vetprodhimit të birrës

Shumica prej neve kanë përjtuar dehjen dhe periudhën e mëngjesit pas një nate ku keni pirë shumë alkool dhe të nesërmen jeni ndjerë të trullosur dhe më përzierje në stomak. Gjithsesi ekzistojnë disa njerëz, të cilët e përjetojnë këtë ndjenjë edhe nëse nuk kanë konsumuar alkool.  Kjo gjendje quhet sindroma e vetprodhimit të alkoolit apo fermentimi në zorrë, pasi këta persona pasi të kenë ngrënë ushqime me sasi të lartë të karbohidrateve, lukthi I tyre prodhon etanol(alkool).

Sindroma e theksit të huaj

Kjo sindromë manifestohet me një bllokim të të folurit, I cili rezulton në dëmtim të disa pjesëve të trurit përgjegjëse për kordinimit e të folurit. Një dëmtim I tillë shkakton humbjen e papritur të theksit të të folurit, dhe njerëzit me sindromën e tillë nëse përsojnë ndonjë goditje zgjohen me një mënyrë dhe theks tjetër të të folurit.

Sindroma e aromës së peshkut

Kur një person vuan nga trimetilaminuria, përkatësisht nga sindroma e aromës së peshkut, ata kanë tendencë të emetojnë një aromë te pakëndshme nga trupi I tyre. Kjo gjendje ndodhë kur trupi I një personi është I paaftë të zbërthejë një komponent organik të quajtur trimetilamine, e cila njihet për prodhimin e aromës së peshkut në trup.  Personat që vuajnë nga kjo sëmundje vuajnë nga vetbesimi I ulët dhe janë anti social.

Insomnia fatale

Tanimë dihet se mungesa e gjumit mund të ndikojë në kualitetin e jetës, shëndetin fizik dhe atë mental. Insomnia fatale është një çrregullim degjenerativ I trurit, në të cilën personi përjeton përnjëherë disa tipe të insomnisë. Ky crregullim e çon një person në disa probleme të tjera sic është rasti me shkatërrimin e qelizave nervore, destabilizimin e temperaturës së trupit, probleme me zemrën dhe disa simptoma të tjera.

Sindroma Proteus

Një nga sëmundjet më të rralla është edhe sindroma Proteus, një gjendje në të cilën disa inde të ndryshme të trupit rriten pa formë. Kjo gjendje ka bazë gjenetike dhe shfaqet që në muajt e parë të zhvillimit në mitër. Personi që bartë një mutacion të tillë përballet me rritje dhe zhvillim amorf të disa pjesëve të trupit siç janë eshtrat, lëkura apo organet e trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat