Hithrat, bimë magjike që kurojnë shumë sëmundje

Shëndetësia

Hithrat, bimë magjike që kurojnë shumë sëmundje

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Hithrat janë bimë, të cilat nga shumica e njerëzve nuk njihen, apo trajtohen si bimë pa asnjë përfitim. Mirëpo në të vërtetë hithrat janë një nga bimët me më së shumti përfitime shëndetësore dhe që konsiderohen si “magjike”.

Me anë të tyre, shumë mjekë popullorë kanë krijuar medikamente shëruese për trajtimin e shumë sëmundjeve.

Mirëpo në cilat raste konkretisht duhet ta përdorim këtë bimë?

Një ndër rastet kryesore, ku mund t’i përdorim hithrat, është pikërisht nga gratë pas shtatzënisë. Ata njihen për stimulimin e gjëndrave qumështore dhe rritjen e energjisë.

Krahas këtyre përfitimeve, hithrat kanë edhe përfitime estetike. Kështu ato mund të përdoren për të pastruar flokët që janë shumë të yndyrshme dhe për rritjen e tyre.

Hithrat mund të përdoren edhe si një stimulues i prodhimit të testosteronit- hormon i gjendur zakonisht tek meshkujt, që mundëson zhvillimin normal të tyre.

Zierja e hithrave dhe përdorimi i ujit të tyre është një përzierje magjike për lëkurën, duke e hidratuar atë.

Gjithsesi përpara përdorimit të tyre është e këshillueshme, që të konsultoheni me ndonjë mjek apo profesionist për t’u informuar me efektet anësore të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat