4 ndryshime drastike që i ndodhin trupit tuaj kur hani shumë

Shëndetësia

4 ndryshime drastike që i ndodhin trupit tuaj kur hani shumë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 20:19
Ilustrim

Mbase shumë njerëz nuk e dinë, por ngrënia e tepërt është një çrregullim që ju ndodh shpesh të rriturve dhe mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore, psikologjike dhe sociale. Këshilla jonë për ju është të mos i neglizhoni pasojat që mund të sjellë ngrënia e tepërt. Ne do t’ju tregojmë se çfarë mund t’ju shkaktojnë ushqimet jo të shendetshme dhe konsumimi i tyre pa orar:

Stomaku juaj mërzitet

Ushqimi që hani duhet t'ju japë energji dhe çdo mbetje duhet të dalë nga trupi. I gjithë ky proces quhet tretje. Pra, kur ju jeni të tejngopur, trupi lodhet. Kjo gjë mund të shkaktojë lëvizje të shpeshta të zorrëve dhe madje edhe diarre. Ajo çfarë duhet të bëni është të hani ngadalë dhe të eleminoni mishin, nëse ndjeni se keni ngrënë shumë.

Trupi juaj ndihet si në mes të verës

Nëse hani më shumë se zakonisht, metabolizmi i trupit bën një rrotullim. Rrahjet e zemrës rriten dhe ju ndiheni shumë të zjarrtë sikur jeni brenda një saune. Për fat të keq, nuk ka asgjë që mund të bëni që trupi tuaj ta ndalojë këtë metabolizëm të mbingarkuar. Megjithatë, për t'u ndjerë pak më mirë, duhet të bëni një dush të ftohtë.

Ju ndiheni të shqetësuar

Ka një besim të përgjithshëm se ngrënia e tepërt mund t'ju bëjë të ndiheni të përgjumur, por e vërteta është se nëse e tejkaloni me ushqimin, ju do të ndiheni të shqetësuar dhe pa gjumë. Gjithashtu nëse ushqimi që keni konsumuar është i lartë në karbohidrate (si makarona ose byrek) atëherë bëhuni gati të qëndroni pa gjumë shumë gjatë. Ndodh që edhe natën, kur niveli i sheqerit në trup zbret, mund të zgjoheni përsëri i uritur.

Keni marramendje

Nëse konsumoni ushqim më shumë seç duhet, do të ndjeni edhe marramendje. Çfarë duhet të bëni në këtë rast? Për t'u ndier më mirë, pini shumë lëngje dhe pushoni derisa kjo gjendje t’ju kalojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat