Jeni në pritje të ëmbël dhe keni mbetur sërish shtatzënë? Po, ndodh mos u habisni

Shëndetësia

Jeni në pritje të ëmbël dhe keni mbetur sërish shtatzënë? Po, ndodh mos u habisni

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Vërtetohet shkencërisht se mund të mbeteni shtatzënë për herë të dytë, gjatë kohës që jeni në pritje të ëmbël.

Sa e pabesueshme  mund të jetë që një grua mund të ngelet shtatzënë ndërsa është  tashmë në pritje të ëmbël. Kjo tingëllon si një fenomen i mbinatyrshëm nga një film me fantazi, por është e vërtetë – një grua mund të krijojë përsëri pasi të jetë tashmë shtatzënë.

Bright Side u interesua për këtë temë dhe e studioi me kujdes për t’ju paraqitur përfundimisht rezultatet e mëposhtme:

Kjo gjendje e rrallë quhet "superfekondim", që nënkupton konceptimin e një fetusi të dytë, ndërsa është shtatzënë me një tjetër. Si rezultat, një nënë e lumtur sjell në jetë 2 binjakë me mosha të ndryshme dhe nganjëherë edhe 2 data të ndryshme të lindjes.

Normalisht, kur një grua është shtatzënë, vezoret e saj ndalojnë lëshimin e vezëve në mitër, sepse hormonet i dërgojnë një sinjal trupit për t’u "përgatitur" për rritjen e një fëmije. Megjithatë, kur ndodh superfekondimi, vezoret prodhojnë dhe lëshojnë një vezë tjetër, e cila gjithashtu mund të fekondohet.

Ka 10 raste të njohura zyrtarisht të këtij fenomeni dhe e fundit ndodhi në Australi me një grua të quajtur Kate Hill , ajo ngeli shtatzënë dy herë brenda 10 ditëve. Ajo lindi dy vajza të vogla – Charlotte dhe Olivia, të cilët janë klasifikuar si binjakë, megjithatë, diferenca kohore mes konceptimit të tyre ishte 10 ditë.

Megjithëse ata lindën në të njëjtën ditë, peshat e tyre dhe llojet e gjakut ishin të ndryshme. Superfekondimi mund të ndodhë edhe midis kafshëve si macet  kangurët, lepujt dhe  delet. Ishte Aristoteli i cili e vuri re këtë fenomen tek lepujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat