A është normale gjakderdhja pas marrëdhënieve seksuale?

Shëndetësia

A është normale gjakderdhja pas marrëdhënieve seksuale?

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 16:54

A është normale që të kesh gjakderdhje të lehtë pas kryerjessë marrëdhënieve seksuale, edhe pse nuk jam e virgjër ose me cikël menstrual?

Gjakderdhja pas marrëdhënieveseksuale mund të shkaktohet si pasojë e një sërë faktorësh. Ndonjëherë gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale mund të shkaktohen çarje në vaginë nëse nuk është e lubrifikuar mjaftueshëm ose lëkura është irrituar për shkak të një alergjie ose infeksioni mykotik.

Gjakderdhja pas seksit mund të jetë edhe shenjë e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm, si klamidia, gonorrea, kështu është mirë që të bëni një vizitë mjekësore. Vizitoni klinikën më të afërt për të zbuluar shkakun e gjakderdhjes pas seksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat