Rregullat për depilim pa dhimbje

Shëndetësia

Rregullat për depilim pa dhimbje

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 20:55
Ilustrim

Mos vini akull. Me qëllim që ta zvogëlojnë dhimbjen disa femra vendosin akull mbi lëkurë të depiluar. Por aspak nuk preferohet ta bëni atë para se ta vini  dyllin (depiluesin )për shkak se akulli i mbyll poret dhe e shtrëngon lëkurën, dhe ashtu qimet dalim me më shumë vështirësi.

Vendosni shtresa të holla të dyllit. Duhet të veni shtresë të holle të dyllit në drejtim të rritjes së qimeve. Nëse vendosni shtresë të trashë dhimbja është më e madhe. 

Shfrytëzoni traka më të vogla. Do të harxhoni më shumë kohë, por do t’iu ndihmojë që dhimbja të jetë më e vogël. Shumë femra tregojnë që në përgjithësi depilimi është më i pa dhimbshëm kur përdorin traka të vogla.

Merrni frymë thellë.
Dhimbja i detyron femrat që të shtrëngohen gjatë depilimit. Por është e rekomanduar e kundërta- lirohuni dhe merrni frymë  thellë. 

Pas tërheqjes së trakës, shtypeni vendin. Menjëherë pasi që e keni tërhjekur trakën shtypeni vendin  me gishtin e madh të shuplakës së dorës. Kjo do t’u ndihmojë që ta zvogloni dhimbjen.

PAS DEPILIMIT 
Veni akull. Në folje të najlonit veni disa kocka akull dhe disa minuta freskoni vendet që i keni depiluar. Ajo edhe do ta zvogëloje dhimbjen edhe do ta largojë iritimin (skuqjen) e lëkurës që paraqitet pas depilimit. 

Lyni me vaj nga druri i çajit. Ky vaj në mënyrë natyrale e pastron lëkurën  dhe e zvogëlon ndezjen, e zvogëlon dhimbjen dhe ndihmon në shërimin e plagëve. 

Por nëse nuk keni vaj nga druri i çajit mund të përdorni edhe losion me aloe vera.
 Disa orë mos bëni dush. Posaçërisht mos bëni dush me ujë të nxehtë për shkak se ashtu do ta irritoni lëkurën.

Mos vishni rroba të ngushta. Rrobat e ngushta fërkohen për lëkure dhe e irritojnë. 24 orë pas depilimit përdorni rroba të gjëra dhe të pambukut.

Nëse jeni në pushim mos hyni në ujë ditën e njëjte. Uji i ndotur i liqenit dhe uji i kripur i detit shkakton skuqje dhe  ndezje, gjithashtu mund të shkaktojë edhe paraqitjen e  puçrrave.

Mos u rrezitni 24 orë para dhe pas depilimit. Rrezet ultraviolete e bëjnë lëkurën të ndishme prandaj është më mirë të rrini nën hijë.

Mos përdorni solarium dhe saunë në 2 ditët e ardhshme. Shmanguni nga sauna dhe solariumi së paku 48 orë deri sa të pushojë lëkura mirë pas depilimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat