Vuajtja dhe përballja me ankth është duke u përhapur më shumë se kurrë

Shëndetësia

Vuajtja dhe përballja me ankth është duke u përhapur më shumë se kurrë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 21:31
Foto

Nuk jeni duke imagjinuar, por njerëzit janë duke vuajtur nga ankthi si asnjëherë më parë.

Duke u bazuar në statistikat e Asociacionit Psikiatrikë të Amerikës, 39% e Amerikanëve kanë raportuar nivele të larta të ankthit në 2018.

Gratë kanë më shumë gjasa të përballen me ankthin sesa meshkujt. Por mos i lini ndjenjat e juaja të ju mbytin. Nuk jeni vetëm, madje edhe personat më të famshëm kanë folur publikisht për problemet e tyre, raporton “Marie Claire.”

Andaj për të gjithë ka shpresa.

Ekspertët të cilët kanë bërë hulumtime se çka nodh prapa në trurin dhe trupin tonë, kanë rekomanduar trajtimet dhe kanë këshilluar se si të jeni të lumtur. Sepse sa më shumë që e kuptoni veten dhe se çfarë jeni duke ndjer, aq më pak do të njeheni me ankth.

Çfarë ndodh brena trurit dhe trupit tuaj kur ju përjetoni ankth?

Adrenalinë, Kortisol (hormoni i stresit), Dopaminë (e njohur si ndjenja e mirë), Serotoninë.

Si të përballeni me ankth në situata të ndryshme?

Është mirë të gjeni se çka ju ngacmon më së shumti dhe të gjeni mënyra të reja se si të përballeni me ato. Madje është mirë edhe t’i ushtroni ato mënyra dhe metoda të reja. Nëse keni ankth në punë mundoheni të i lironi muskujt të merrni frymë thellë dhe ta përsëritni këtë deri sa të ndjeheni të qetësuar.

Kur një person i dashur sëmuret, fokusoheni në vlerat dhe në versionin tuaj që të jeni afër personit i cili është duke u përballur me sëmundje.

Mënyra me e mirë për tu liruar nga ankthi është të kuptoni se nga vjen ajo frikë për diçka të caktuar. Nëse i frikësoheni diçka specifike mundoheni të lexoni sa më shumë për të. Por mbi të gjitha, mos hezitoni, kërkoni ndihmë. Siguroheni që keni njerëz pranë vetës që do ju mbështetin dhe do ju qetësojnë, kjo është një mënyrë tjetër efektive për të liruar ankthin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat